Producenti muzikor portorikan Flow La Movie vdiq së bashku me gruan, djalin dhe gjashtë të tjerë pasi avioni i tyre privat u përplas dhe shpërtheu në flakë gjatë një ulje emergjente në Republikën Domenikane të mërkurën. Flow La Movie, i njohur si Jose Angel Hernandez, 38 vjeç, ishte në bordin e avionit Gulfstream IV kur u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar La Isabela në një fluturim për në Orlando, Florida, por hasi probleme 15 minuta më vonë dhe u rrëzua në Las Americas, pranë Aeroportit Ndërkombëtarë.
Së bashku me Hernandez, aksidenti mori jetën e gruas së tij Debbie Von Marie Jimenez Garcia, 31 vjeç dhe djalit Jayden Hernandez, 4 vjeç.
Hernandez fitoi famë për këngët e tij të shumta, duke përfshirë ‘Te Bote’ me më të mirët e Amerikës Latine Bad Bunny dhe Ozuna. Ai ka organizuar dhe ka investuar në dhjetëra koncerte për reperë dhe këngëtarë latinë në Florida dhe në të gjithë Amerikën Latine.
/Priza.al/