Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore mëngjesin e ditës së sotme, me të paktën 92 persona në bord.
Të paktën 17 persona janë vrarë, ndërsa avioni u rrëzua pasi doli nga pista gjatë ngritjes.
Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Manilës, tha gjenerali Cirilito Sobejana.
Shumica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon.
Përveç ushtarëve, aeroplani C-130 Hercules, mbante pesë automjete ushtarake.
/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/