Rrëzohet pema sipër makinës nga moti I keq

Moti i keq ka përfshirë edhe kryeqytetin. Era e forta ka shkaktuar probleme, ndërsa nuk kanë munguar edhe rrëzimet e pemëve.

Një e tillë është rrëzuar në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Për pasojë, pema i ka rënë sipër një makine të parkuar buzë rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Banorët e lagjes, kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi edhe një pemë tjetër ngjitur me të parën është gati për tu rrëzuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *