Gjatë mesditës së sotme një shtyllë tensioni është rrëzuar në Voskopojë, duke shkaktuar më pas zjarr në një zonë pyjore.
Mësohet se një sipërfaqje e konsiderueshme është përfshirë nga flakët dhe është djegur. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po shuan flakët.
Deri më tani raportohet se nuk ka dëme në njerëz, pasi në atë pjesë të territorit nuk ka banesa afër./Priza.al