Dy qytetarë, babë e bijë janë lënduar këtë mëngjes në kryeqytet, pasi një skelë ndërtimi është rrëzuar nga pallati.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në zonën e ish-parkut të Autobusave ndërsa qytetarët janë lënduar rëndë.
Babë e bijë, ishin duke ecur kur janë goditur nga skela ndërsa pas ngjarjes janë dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar këtë ngjarje të rëndë.