Albi Olldashi është avokati i cili u dhunua ditën e sotme në zyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku shtetasi Eduard Xhelo ka rrahur në ambientet e zyrës Olldashin.
Sakaq, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta
Njoftimi i Policisë:
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.