Rrisin frikshëm tensionin e gjakut dhe rrezikun e diabetit, ja 5 ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni kurrë në mëngjes

Me siguri keni dëgjuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë për disa njerëz, të tjerë mund të ndihen më mirë kur nuk hanë mëngjes. Mëngjesi është vakti që nuk duhet neglizhuar kurrë, por gjithashtu duhet të ketë produkte të zgjedhura.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga ushqimet që nuk rekomandohen për mëngjes:

Ëmbëlsira

Sipas të dhënave, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer. Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë. Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate. Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet me salçice

Salçicet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë. Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Krepat

Janë të lehta për t’u gatuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë që këto produkte nuk rekomandohen për mëngjes. Krepat përmbajnë shumë sheqer, që ndikon në nivelin e insulinës. Prandaj duhet t‘i shmangni krepat në mëngjes.

Toste

Mëngjesi i preferuar i çdo personi janë tostet. Janë të shpejtë të shijshëm, por të dëmshëm për shëndetin. Mund të hani tost, por jo me bukë të thekur, sepse buka përmban gluten dhe karbohidrate dhe në momentin që e bëni të thekur është dhe më e dëmshme.

Ushqimet e brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Orizi

Orizi, përmban shumë karbohidrate të cilat nuk janë të nevojshme për trupin tonë. Në vend të orizit të bardhë, mund të gatuani oriz ngjyrë kafe, shija është e njëjtë, por ajo përmban më shumë fibra dhe jo karbohidrate shtesë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *