Shtetasi Eridon Hasanpapaj, është dënuar nga gjykata angleze me 1 vit burg për kultivim kanabisi pasi u arrestua duke rritur bimët e kanabisit me vlerë rreth 50 mijë euro.
Shqiptari, 22-vjeçar u gjet i vetëm në banesë gjatë kontrollit të policies gjatë momentit kur policia bastisi “shtëpinë e barit”, duke gjetur kështu dy dhoma gjumi në katin e sipërm të ndërtesës të pajisura me ndriçim, ventilatorë dhe kohëmatës, ndërsa sahati i energjisë elektrike ishte hequr duke e vjedhur energjinë elektrike.
“Ai ishte borxhli ndaj atyre që e sollën në këtë vend dhe atij iu afruan disa persona në Londër, të cilët nuk flisnin shqip. Ata i thanë të hipte në një makinë dhe më pas e dërguan në ndërtesën ku rritej kanabisi. Atij iu dhanë udhëzime se çfarë duhet të bënte kur të mbërrinte në shtëpi. Duke pasur parasysh borxhin ai ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të zbatonte udhëzimet që i ishin dhënë”, deklaroi avokati i tij.
Hasanpapaj është justifikuar para gjykatës duke thënë se ai u kishte marrë borxh personave që e kishin futur ilegalisht në Britaninë e Madhe, për këtë arsye vetëm ështu ai mund të shlyente borxhet.
Burimi: The Northen Echo