Rriten aplikimet për subvencionet direkte në bujqësi

Rreth 18% fermerë më shumë se 2022 aplikuan për subvencione direkte këtë vit nëpërmjet skemave mbështetëse të bujqësisë.

Aplikimet për subvencione këtë vit u mbyllën më 11 prill. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë numri i total i aplikimeve arriti në 68,647 aplikime nga 58,039 që ishte numri i tyre në 2022.

Aplikimet më të lartë edhe këtë vit janë për përfitimin e naftës falas. Në total aplikimet për përfitimin e kësaj mase janë 54,691 nga 46, 912 aplikime që pati në 2022.

Për naftën falas më shumë aplikime këtë vit pati në Fier me 16,897 kërkesa dhe Korçë me përkatësisht 10,974. Skema për përfitimin e naftës falas filloi zbatimin për herë të parë në 2021.

 

Për subvencionet e blegtorëve për rritjen e bagëtive të imta dhe gjethit aplikimet këtë vit janë 23% më të larta se vitin e kaluar. Numri më i lartë të aplikimeve nga blegtorët rritës së gjethit janë në qarkun e Fierit me 607 aplikime dhe për bagëtitë e imta në qarkun e Gjirokastrës me 996 kërkesa.

Totali i aplikimeve për bletarinë për 2023 është 3,899 e kryesuar nga qarku i Korçës me 651 aplikime. Në raport me vjet aplikimet për bletarinë janë shtuar 33%. Për mbarështimin e bletarisë fermerët do të subvencionohen në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

Edhe për këtë vit skema mbështeste fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar. Krahasuar me vjet aplikimet për këtë masa janë rritur rreth 41%. Aplikimet më të larta për ferma organike ishin në Fier me 85 aplikime.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Në 2022 mbështetja mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve.

Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha. /MONITOR

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *