Rriten çmimet e produkteve të shportës, qytetarët: Nuk i përballojmë dot!

Një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar këtë muaj rritje të çmimit me disa lekë. Vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë.

Kjo rritje e çmimit ka shqetësuar konsumatorët të cilët kërkojnë që qeveria të rrisë të ardhurat!

“Të gjitha janë ngritur çmimet e shportës. është ngritur mielli dhe I kanë rritur të gjitha këto tani, kur ulen çmimet si puna karburantit kur ngrihet ato thonë brusa e ngriti kaq. Ne që jemi pensionit të paktën të rriten pensionet ai thotë do ti rris por kur dhe sa sepse me 2% unë qe e kam 144 mijë lek 1 kg kastraveci marr me 2%.”, tha një qytetar.  “Ndjehet tek të gjitha vaji, orizi, sheqeri, tëgjitha ushqimet. Pensionet janë po ato.”, pohoi një tjetër qytetar.“

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *