Rastet e kancerit të gjirit kanë ardhur në rritje. Në periudhën 9-mujore të këtij viti janë diagnostikuar 1,115 raste të reja me kancer gjiri, ndërkohë që në 2021 janë janë rreth 700. Sipas mjekëve të shërbimit onkologjik kjo rritje është ndikuar edhe nga pandemia e koronavirusit e cila ka shtuar edhe fatalitetet.
“Vdekjet në 2021 kanë qenë 214 raste dominantë nga mosha 50-70. Kemi edhe raste në moshat e reja, por nuk mund të themi që kemi një htim alarmant të kancerit të gjirirt në këto mosha”.
Sipas drejtorit mjekësor në shërbimin e onkologjisë Helidon Nina, edhe pse ka një farë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, diagnoza e vonë mbetet një problem madhor.
“Sa më herët të vihet te mjeku, aq më e mirë trajtueshme dhe rezultati është shumë pozitiv. E para që është shumë universale, kur prek diçka në gji, ose sheh një deformim të gjirit, skuqje ose rrjedhje të lëngut”.
Kanceri i gjirit edhe pse i rrallë është prezent edhe te meshkujt.
“Kanceri i gjirit ekziston edhe tek meshkujt, por në shifra shumë të ulëta, 1-2% mund të jetë probabiliteti. Meshkujt kanë tendencën që vijnë më vonë se femrat, për më tepër te gjiri është ana e stigmës që të paraqiten te mjeku, e lënë të avancojë, por janë shifra shumë të ulëta”.
Bluzat e bardha bëjnë apel për kontrolle periodike sepse sëmundja kapet më herët dhe shmang komplikacionet por edhe fatalitetet./klan