Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 31°C.
Era do të jetë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 26°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës: