Vendi ynë do të kushtëzohet nga moti me kthjellime në zonat bregdetare. Por vranësira kalimtare do të ketë në zonat lindore gjatë paradites.
Ndërkohë, mesdita do të sjellë largimin e vranësirave edhe nga zonat malore, duke bërë kështu që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Shqipëri.
Bëhet e ditur se temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë ekstremumet ditore të luhaten nga 1 deri në 19°C.
Gjithashtu era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim të ulët.