Rritet borxhi i Shqipërisë në Arbitrazh

Fatura e gjyqeve të Arbitrazhit rritet nga viti në vit, dhe shqetësimi i madh është se paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

Në vitin 2020, dëmi ishte 109 mln euro. Në vitin 2023, borxhi është rritur në 176 mln euro.

Pjesa dërrmuese e humbjeve në arbitrazh lidhet me dy procese gjyqësore, ai i biznesmenit italian, Francesco Becchetti që ka fituar 108 mln euro dhe gjyqi për kontratën e sipërmarrjes për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan nga konsorciumi Copri dhe Actor me vlerë 43 mln euro.

Për shumëkënd, Beccheti do të mbahet mend si pronari i televizonit Agon, që nuk e pati të gjatë frekuencën e transmetimit në vendin tonë, por paratë që ai arriti të fitonte në gjyqin kundër Shqipërisë, burojnë nga prishja e kontratës për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç.

Fatos Lazmi ish-anëtar i Gjykatës së Arbitrazhit në Parisë deklaroi: “Gjykata e apelit në Tiranë bën njohjen e vendimit. Pas njohjes, ky vendim ekzekutohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Deri në këto momente, Becheti me të tjerë, nuk ka ndërmarrë një hap normal, një aplikim pranë gjykatës së Apelit, për ta njohur dhe për ta ekzekutuar këtë vendim brenda territorit shqiptar. Ajo ç’ka dimë, është që Becheti po bën forum shopping, ose psonisje forumesh. Ai ka të drejtë të shkojë në forume të ndryshme, në shtete të ndryshme duke identifikuar asetet e shtetit shqiptar”./EuroNewsAl

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *