Kriza e madhe e çmimeve të ushqimeve duket se do të prekë edhe çmimin e kafesë.
Në raportin e fundit të Eurostat theksohet se kafeja mund të kthehet në një artikull luksi pasi çmimi i sa pritet të vijojë të rritet së bashku me çmimin e sheqerit dhe qumështit.
“Newsbeast.gr”, referuar raportit të Eurostat theksohet se një filxhan kafe është bërë më i shtrenjtë se zakonisht.
“Rritjet e fundit e çmimeve, e bëjnë kafenë pothuajse një artikull luksi, ” tha zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, duke njoftuar se çmimet mesatare të kafesë u rritën me 16.9 përqind në gusht krahasuar me një vit më parë. Qumështi i freskët tani kushton mesatarisht 24.3% më shumë, ndërsa konsumatorët paguanin 22.2% më shumë për qumështin e freskët me pak yndyrë, tha Eurostat.
Rritjen më të madhe e ka shënuar sheqeri, me një rritje të çmimit mesatar prej 33.4%. Të dhënat treguan se çmimet për këto katër produkte janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Maltës, ku çmimi i qumështit të freskët me pak yndyrë ka mbetur i pandryshuar. Finlanda dhe Lituania panë ndryshimet më të larta në çmimet e kafesë, me rritje përkatësisht 43.6% dhe 39.9%, të ndjekura nga Suedia dhe Estonia.
Polonia regjistroi rritjen më të madhe të çmimit të sheqerit, duke u rritur me 109.2% që nga gushti 2021.