Rritet “frikshëm” vlera e kompanisë ‘Hermes’

Kompania “Hermes” ka kapërcyer vlerën prej 200 miliardë eurosh, duke e bërë atë kompaninë e tetë më të vlefshme në indeksin pan-evropian “Stoxx 600”.

Si kompania e dytë më e vlefshme e luksit në botë, ajo vjen pas LVMH, e cila vlerësohet në 459 miliardë dollarë.

Kjo markë luksi ka “mbijetuar” gjatë luftrave dhe recesionit global, pasi tregjet e Kinës dhe Indisë ndihmuan në shitjen e saj. “Hermes” është unike, ku çmimi për çantat e kësaj marke duke nisur nga 10,000 euro nuk është një pengesë për klientët e saj besnikë.

Me rritjen e vlerave të rishitjes, artikujt si çantat e saj “Birkin” mbeten një investim fitimprurës. Aksionet e “Hermes” janë rritur vazhdimisht në çmim gjatë gjithë vitit 2023, deri më tani me 30%.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *