Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri, ku mijëra trupa gjenden ende nën rrënoja.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se numri i të vdekurve ka arritur në 30 mijë.
Turqia ka konfirmuar se vetëm në territorin e saj kanë humbur jetën 29,605 persona, ndërkohë që 3553 të tjerë raportohet të kenë vdekur në Siri.
Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158, ndërkohë që mijëra të tjerë janë plagosur.
Kujtojmë se tërmeti i të hënës në 7 shkurt kishte një fuqi prej 7.8 të shkallës rihter dhe ka sjellë shkatërrime të mëdha të ndërtesave në të dy vendet.