Një pjesëmarrje e shtuar vihet re nga ana e qytetarëve, të cilët i janë drejtuar qëndrave të votimit. Deri në orën 11:00, pjesëmarrja është shtuar dukshëm, duke i kaluar 20 %. Në raporimin e radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri më tani kanë votuar 20% e zgjedhësve në shkallë vendi.
Tashmë deri në këto orë tregojnë se ka një pjesëmarrje masive të zgjedhësve, ku kryeson qarku i Tiranës.
Sipas informacioneve të përpunuara për 1703 Qendrat e Votimit, kanë votuar 235, 024 zgjedhës.