Rritet sërish çmimi/ Bordi fikson sa do të jetë për 5 ditët e ardhshme

Bordi i Karburanteve është mbledhur sërish, duke vendosur  kështu të rrisë edhe njëherë çmimet. Bordi i Karburanteve ka njoftuar  se çmimi 245 lekë/litri, do të jetë vetëm për 5 ditët e ardhshme.

Periudha 26 mars – 1 prill, nafta do të shiten me 245 lek/litri. Ndërsa benzina do të jetë me 218 lekë/ litri në këto ditë.

Sakaq edhe çmimi i gazit ka pësuar rritje, ku nga 93 lekë/litri ka shkuar në 110 lekë/litri.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

1.      Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër  dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022

2.      Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën  26 mars – 1 prill 2022,  të  jetë 245  lekë/litri.

3.      Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të  jetë 218  lekë/litri.

4.      Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të jetë  110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  26 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e premte, datë 1.04.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *