Rritja e çmimeve, Berisha: Bordet si “shushunja”, qeveria i ka vendosur si mburojë

Ish-kryeministri Sali Berisha për të disatën herë ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe transportit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” Berisha shkruan se Bordet janë ngritur nga qeveria si mburojë ndaj vetes dhe ndaj oligarkëve.

Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet, apo siç i quan ai “shushunja”.

“Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 perqind ne Shqipëri!

Bordet apo shushunjet e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe perligjien e saj.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe sherbime.

Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke per rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe okigarkeve, te cilat te blera nga oligarket vetem perligjin rritjen e papermbajtur te çmimeve”, shkruan Berisha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *