Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur sot në Kuvend në lidhje me projektligjet të cilat priteshin të miratoheshin sot në parlament.
Tabaku tha se autoriteti i Konkurencës nuk ka marrë masa në lidhje me rritjen e çmimeve dhe marrëveshjet ekskluzive që i jepen një kompanie të veçantë.
“Ka një përqëndrim të jashtëzakonshme në blerje. A janë marrë masa? A ka bërë analiza autoriteti i konkurencës, Këto dy element përsëri nuk gjejnë përgjigje. Autoritet duhet të jetë aktiv për të parë marrëveshjet ekskluzive ndaj një kompanie të veçantë.
Këto veprime,po kërcënojnë qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë. Ndaj këto çështje duhet të trajtoheshin sot në parlament”, tha Tabaku.