Autoriteti i Konkurencës ka dalë me një njoftim për shtyp këtë të martë, në lidhje me rritjen e çmimeve nga ana e shërbimeve të hotelerisë.
Kjo në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022.
Kjo e fundit lidhur me monitorimin që ka bërë në treg, ka kërkuar nga ndërmarjet të cilat ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës këto:
- të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;
- të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.
Sakaq, njofton se nëse rezulton se do të ketë rritje të menjëhershëm të çmimeve, hotelet dhe ndërrmarjet do të përballen me ligjin ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.