Rritja e çmimeve të farave, fermerët e Beratit paralajmërojnë protestë ditën e nesërme

Ditën e nesërme në fshatin Samaticë të Beratit do të zhvillohet një protestë nga fermerët. Protesta do të nisë në orën 10:00 dhe do të bëhet në çdo fshat që ka fermerë në qytetet e Lushnjës, Fierit, Divjakës dhe Beratit.

Fermerët kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim për farën e domates, të cilën kanë blerë dhe ka rezultuar me defekt si dhe mbështetje për të gjithë fermerët, njësoj siç mbështeten nga vendet e rajonit. Ata gjithashtu kërkojnë uljen e çmimeve të farave dhe plehrave, pasi me këto çmime që kanë ata po shkojnë drejt falimentimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *