Zv/ministër i Financave Besart Kadia, ka folur për rritjen e çmimeve në vendin tonë.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Kadia ka deklaruar se në ndihmë të qytetarëve për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore, po përpiqet të bëhet indeksimi i ndihmës ekonomike dhe pensioneve, në të njejtën përqindje sa ç’llogaritet inflacioni.
Kadia u shpreh se kriza nuk do të zgjidhet për disa muaj por, pritet të zgjasë në kohë. Më tej ai ka shtuar se dimri pritet të jetë një periudhë e vështirë dhe se rritja e gazit dhe energjisë elektrike në botë, do të sjellë efektet edhe tek çmimet e produkteve në vendin tonë.
“Çmimet janë rritur qytetarët e ë gjithë shtresave por e përjetojnë inflacioni dhe masat janë dy herë me rreth 400 mln euro që çmimi të kompensohet nga shteti. Asnjëherë nuk mjafton pensionistët e kanë ndjerë. Indeksimi për shtresat vunerabël, është të mos kenë kosto më të lara se më parë. Kjo nuk është periudhë e lehtë dhe do të varfërojë disa.
Paketa e dytë nis me pensionin në shtator rritje 6 përqind. Nuk është shumë dhe i lehtëson plotësisht, por kompensohet rritja. nëse inflacioni është 6 përqind po indeksohet pensioni 6 përqind. Kjo nuk është periudhë që do të zgjidhet në një apo dy muaj. Ne si Ministri Financash kemi qëndruar strikt se kjo nuk është një krizë e përkohshme që do të zgjidhet me 2 muaj, po zgjat dhe shqetësimi është që do të jetë një dimër jo i lehë. Rritja e gazit dhe energjisë do të pasqyrohet edhe tek çmimet në Shqipëri.
Mishi apo bulmeti janë rritur me 20 apo 50 përqind. Në tërësi e masim inflacionin për të gjitha produktet dhe shpresojmë që të shkojë aty ku ishte. Nëse kjo vijon do të thotë që shteti të marrë paratë dhe t’i harxhojë vetëm për kompensim, një politikë e vërtetuar si e dështuar”, tha Kadia.