Kryeministri Edi Rama është takuar me fermerët në Gjirokastër, ku njoftoi se drutë e zjarrit do të tregtohen me çmimin e mëparshëm.
Rama tha se qeveria nuk do të lejojë abuzimet lidhur me çmimin e druve të zjarrit, duke ndaluar këtë gjë me VKM.
Sakaq theksoi se VKM-ja do të publikohet në ditët në vijim dhe se nuk do të lejojnë asnjë lloj abuzimi me çmimin e druve.
“Vendim që s’do i lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Ca lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama.