Rritja e çmimit të energjisë/ Basha porosit deputetët: Kontakt direkt me qytetaret për të nxitur format e rezistencës

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur anëtarët e grupit parlamentar ku kanë diskutuar rreth paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Është bërë me dije se Basha iu ka thënë deputetëve se është i rëndësishëm kontakti direkt me qytetaret për të nxitur, inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të kryeministrit Rama, sipas tij bëhet për të boshatisur xhepave e qytetarëve.

Kujtojmë se dje kryeministri paralajmëroi se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *