Kryetari i PD, Sali Berisha tha në ‘foltoren’ online me shqiptarët në Itali se rroga më e ulët në rajon është në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjet që shpenzojnë më shumë se 800 KWH në muaj. Ai shton se Rama e bën për t’i shpallur luftë shtresës së mesme.
“Sot kemi rrogën mesatare më të ulët në rajon, 20-30% më të ulët se Kosova. Ju ngritët shqetësimin për çmimet. Bordet komuniste tha Rama janë të dobishme. Po, janë të dobishme sepse cakton çmimin që do. Dhe me çmimet e rritura cakton të ardhurat e tij. Rama caktoi gjithsej 50 mln për shqiptarët. Tani ka bërë një rritje të jashtëzakonshme të energjisë. Përse? Do të godasë shtresën e mesme, i ka shpallur luftë të hapur shtresës së mesme. Një shoqëri pa shtresën e mesme, kurrë nuk mund të zhvillohet”, tha Berisha.