Rritja e çmimit të energjisë/ PD: Qytetarët nuk mund të paguajnë abuzimet, shifra do i rëndojë xhepin

Deputeti i PD, Helidon Bushati ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati shkruan se më shumë se 25 % e familjeve shqiptare tashmë do të paguajnë shifra që do rëndojnë drejtpërdrejtë në xhepin e tyre.

Sakaq shton se qytetarët e këtij vendi nuk mund të paguajnë për abuzimet dhe mungesën e aftësisë për të menaxhuar sistemin.

Postimi i plotë:

SA MBAN KY POPULL ?! ❌

????Për të satën herë Rama me shpurën e tij dëshmuan qartazi se interesat e kujt prevalojnë në të vërtetë. Sot u sanksionua gjoba më e re qeveritare për shtresën e mesme të shqiptarëve. ????Më shumë se 25 % e familjeve shqiptare tashmë do të paguajnë shifra që do rëndojnë drejtpërdrejtë në xhepin e tyre. Qeveria shqiptare paaftësinë e saj kronike për të menaxhuar sistemin elektroenergjitik dhe mungesën e dëshirës për të ndërmarrë politika mbështetëse për familjet dhe bizneset, mundohet ta fshehë duke goditur shtresën e mesme të popullsisë.

????Sipas statistikave të deritanishme mbi 25% e shqiptarëve për të paktën 6 muaj paguajnë mbi 9.000 lekë në muaj.

Imagjinoni për një moment se si me vendosjen e fashave këta abonentë do goditen nga rritja e paarsyeshme e çmimeve, pa përmendur këtu taksat dhe tarifat e tjera që rëndojnë buxhetin e shqiptarëve. Pasi abuzoj në 9 vite me sektorin elektroenergjitik duke e përdorur si bankomat qeveritar për të blerë votat dhe për shpenzimet e tij të luksit, sot kryeministri i vendit tone, sanksionoj urrejtjen e tij për një pjesë të mirë të shqiptarëve.

Pikërisht ajo pjesë që është më shumë kritike ndaj qeverisjes së tij, rrogëtarët e këtij vendi, që përballen çdo ditë me rritje të cilat janë në raport të zhdrejtë me të ardhurat.

Kërbaçi që po përdor shumë shpejt do i kthehet kundër. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të paguajnë për abuzimet dhe mungesën e aftësisë për të menaxhuar sistemin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *