Rritja e pagave/ Braçe: Të paaftët të largohen nga administrata

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat tha se rritja e pagave për administratën duhet të bëhet në bazë të meritës dhe kualifikimeve. Braçe u shpreh se duhet të ketë një reformë në administratë për të kuptuar se kush i shërben interesit publik dhe se buxheti i shtetit nuk duhet të shkojë për të paaftit.

Braçe: “Rrogat natyrisht janë vlerësim monetar i punësim nëse do ndërtojmë hierarki të vlerësimit nga puna, nuk mund të jetë hierarki karrigesh, as hierarki që buron nga karriera por që nis nga demokracia dhe vijon me institucionet, sa jemi në ekonomi tregu. Kjo hierarki duhet të ndryshojë, drejtësinë e kemi ngritur në hierarki pune. Kemi dashur që këtij vendi t’i japim dimension që e ka pasur e kemi humbur dhe degraduar, ka vendosur disbalanca në shoqëri. Në kuvendin e Shqipërisë kanë hyrë njerëz që s’kanë lidhje me interesa publike, por prioritet kanë karrierën dhe interesat e tyre ekonomike. Kuvendi ka deputet që i bëjnë nder institucioneve dhe demokracisë, me punën e tyre.

Nëse duam të kemi një administratë ku duhet të sundojë puna dhe merita, dhe vendi i punës të mbahet me rezultate pune. Të tepërtit dhe të paaftët të dalin jashtë, të talentuarit të marrin atë që i takon. Duhet të kemi vlerësim pune për atë çka bën. Reforma e pagave nuk duhet të degradojë në shpërndarje parash për njerëzit që nuk e meritojnë, duhet t’i shkojë pas një reformë e administratës. Nëse paraja duhet të shkojë në mënyrë të barabartë ku nuk ka rezultate, atëherë skemi berë asgjë. Pasi marrin para për shkak të karriges”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *