Rritja e pagave, ekonomisti Soko: Ja kush do ti paguajë kostot

Ekonomisti Pano Soko komentoi vendimin për rritjen e pagave, ku për këtë plan pritet të investohen 370 milion euro. Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ky plan u përdor politikisht ndërsa shtoi se për të zbatuar këtë vendim ose do të rriten taksat ose shteti ynë do të marrë sërish borxh.

Sipas tij për këtë vendim duhej të bëhej një analizë e thellë profesionale.

“Këtu janë dy mundësi. Ose rrisim kuotat e borxhit, ose rrisim taksa. Borxh për pagat  nuk të jep njeri. E vetmja mundësi rrugë, për të sjellë në balancë buxhetin, duhet të rrisim taksat. Nëse do të ishte një vendim i studiuar do të ishte bërë që në buxhet. Ky është problemi që krijohet. Nuk kam asgjë me faktin që kryeministri e përdor politikisht rritjen e pagave, por problemi është tek mënyra se si e bëri. Nuk erdhi nga analiza profesionale”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *