‘Rritja e pagës për pedagogët me 15%’/ Berisha: Rama po i mashtron, do i rëndojë xhepat studentëve

Kreu i PD, Sali Berisha në një mbledhje me grupin parlamentar ka reaguar në lidhje me kërkesat e pedagogëve për rritje page.

Berisha tha se vendimi i kryeministrit Edi Rama për t’ia rritur pagën me 15% është cinik, ku thekson se Rama kërkon t’i mashtrojë.

Sakaq thekson se qeveria është duke i çuar drejt një shkatërrimi universitetet.

“Sot ne mblidhemi për një vlerësim të një projekti nga grupi i Boçit për reformën Territoriale. Dua të shpreh mbështetjen e plotë për pedagogët, studentët të cilët janë në protestë. Sot ishte një organizim i fuqishëm për kërkesat më legjitime. I garantoj se PD qëndron pas çdo kërkese që ata i drejtojnë qeverisë mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar universitetet i cili është në rrokullisje të madhe. Rama i është përgjigjur me një vendim cinik kërkesave të tyre. Edi Rama ka hartuar një vendim me të cilin ai shpreh pikërisht arrogancën, cinizmin, kërkon të përçajë trupën akademike nga kolektivi studentore. Me vendimin e tij parashikon 0 rritje, është më ulët se inflacioni. Ai premton rritje nga tarifa e studentëve, të cilët duhet të paguajnë për studentët”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *