Rritja e presionit serb në Veri/ Kosova gati për një riarmatosje të fuqishme. Qeveria akordon 100 mln euro të tjera për FSK-në  

Serbia po blen armatime të reja dhe po prodhon edhe vet të tjera duke bërë sërish një ushtri të madhe si ajo e kohës së Sllobodan Milosheviçit. Por as Kosova nuk qëndron më pas dhe në kuadër të forcimit të masave të mbrojtjes, ka parashikuar edhe për vitin që vjen, shtimin e shpenzimeve ushtarake.

Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro dhe prej tyre, plot 100 milionë euro do t`i shkojnë modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë.

Sa do t'i kushtonte shërbimi ushtarak i detyrueshëm Kosovës për një vit? - Express.mk

Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se, kjo është hera e parë që ndahet një shumë për ushtrinë.

“Ushtrinë dhe mbrojtjen e kemi projektin tonë madhor, ndaj për herë të parë kemi ndarë një buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3% të prodhimit të brendshëm bruto e synimi ynë është që këtë ta çojmë në 2% të GDP-së”,- tha Kurti.

Më 2021-tën Ushtria e Kosovës në misione në këto dy vende - Bota Sot

Kosova do të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me 840 rekrutë të rinj. FSK numëron afërsisht 2500 anëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh, për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.

Dushan Janjiq: Ushtria e Kosovës pjesë e NATO-s! | A news24

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë, dhe 2500 rezervistë.

Dy milionë euro nga “Buxheti 2022”, për herë të parë sipas Kurtit, do të ndahen edhe për Luginën e Preshevës.

Ushtria e Kosovës nuk bëhet pa votat e pakicave - Gazeta Online INSAJDERI

“Këto e shumë investime të tjera janë bërë të mundura me vetëm shtatë muaj qeverisje të mirë”,- tha Kurti. Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin është zgjedhur më 22 mars. Projektligji për buxhetin kalon tani për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ushtria e Kosovës duhet të armatoset”, eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët po heshtin ndaj kërcënimeve të Serbisë – Të Paekspozuarit

Sa ushtarë do t'i ketë Ushtria e Kosovës? - Albinfo

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *