Qeveria e Malit të Zi është detyruar të marrë masa të reja kufizuese në vend pas rritjes së të infektuarve me Covid-19.
Mali i Zi ka vendosur katër kushte të reja për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt vendit.
Çdo qytetar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit me një ose dy doza. Të paraqesë në kufi një test negative të PCR jo më shumë se 72 orë.
Kushtet e plota:
1- Certifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një dozë.
2- Test PCR jo më shumë 72 orë.
3- Vërtetim që ke kaluar COVID 19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID 19.
4- Test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.
5- Këto masa do të jenë në fuqi nga data 20 gusht deri në 10 shtator.
/Priza.al/