Rritja e temperaturave, fluks qytetarësh nga Kosova në Morinë

Teksa temperaturat po fillojnë të rritet, gjatë fundjavave fluksi i qytetarëve nga Kosova që kalojnë në pikën kufitare të Morinës është rritur.

Ditën e sotme, policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, për të shmanguar radhët e gjata në kufi.

Heqja e masave kufizuese nga data 1 maj ka bërë që fluksi të jetë gjithnjë e më shumë në rritje.

Sipas Policisë Kufitare, në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 3260 automjete dhe rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari nga shtetasit e Kosovës, por nuk përjashtohen edhe vizitat në qytetet e tjera turistike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *