Qeveria ka përcaktuar pagat e reja në lidhje me administratën nga muaji tetor, në kuadër të paketës anti-krizë.
Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare kufiri maksimal i pagave të punonjësve që nuk kanë arsimin e lartë dhe punojnë në pozicione të nivelit ekzekutiv të shërbimit civil do të jetë 41.700 lekë në muaj, me një rrije që llogaritet në 2700 lekë bruto.
Lidhur me e punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore, kufiri do të jetë nga 34 000–41.700 lekë në muaj. Pra në bashki pagat për specialistë të kategorisë IV-B deri në 138.700 lekë për kategorinë 1-B, Sekretar i Përgjithshëm do të nisin 24.600 lekë deri në 138.700 lekë. Për nëpunësit civilë në bashkitë do të jetë prej 24.600 lekë deri në 123 mijë lekë për kategorinë 1-B. Për bashkitë nga 50.001–100.000 banorë pagat do të fillojnë nga 24 mijë lekë deri në 85 mijë lekë në muaj. Bashkitë 20.001–50.000 banorë do të kenë nivel pagash që luhaten nga 24.600- 74.700 lekë në muaj, nënpunësit në bashkitë me deri në 20.000 banorë do të paguhen nga 24 mijë – 65.200 lekë në muaj.
Nivelet e pagave për nëpunësit civilë në Këshillin e Qarkut do të variojnë nga 24.600 deri në 105 mijë lekë në muaj dhe për punonjësit e policisë bashkiake, nga 40.600 deri në 104 mijë lekë në muaj.