Rritje drastike e raste të reja dhe dy humbje jete, njihuni me bilancin e Covid-19 për ditën e sotme

Ka pasur rritje drastike të rasteve të reja pozitive me Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24-orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv 974 persona, një rritje drastike e rasteve, krahasuar me të hënën, ku pozitiv ishin 247 qytetarë.

Ndërkohë dy qytetare nga Tirana të moshës 64 dhe 74-vjeçare e kanë humbur betejën me virusin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2153 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 974 qytetarë, në këto bashki:

438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.

Janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.

Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (5 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 974

Të shëruar në 24 orë 377

Të shtruar në spitale 24

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2153

 

Testime totale 1,856,756

Raste pozitive 283,811

Raste të shëruara 276,070

Raste Aktive 4,235

Humbje jete 3,506

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 2,755

Fier 336

Vlorë 235

Durrës 210

Shkodër 208

Berat 114

Lezhë 109

Gjirokastër 95

Elbasan 82

Korçë 52

Dibër 28

Kukës 11

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *