Ditën e sotme në cisternat e gazit në zonën e Porto Romanos në qytetin e Durrësit janë regjistruar disa rrjedhje të gazit natyror.
Sipas raportimeve banorët e zonës janë vënë në alarm dhe i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet, ndërsa mësohet se është ndërprerë mësimi në shkollën ‘Met Hasa’ pranë zonës së rrezikuar.
Sakaq, ende nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i rrjedhjeve nga cisternat.