Rrjeti social ‘TikTok’ duket se po bëhet çdo ditë e më i rrezikshëm për adoleshentët, dhe kjo për shkak se brenda platformës ekzistojnë disa sfida të përhapura midis të rinjve, por që shkojnë deri në fatalitet.
Fatkeqësisht, 13-vjeçari nga Golemi i Lushnjës, i cili u gjet ditën e djeshme i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij, dyshohet se në tentativë për të realizuar një nga këto sfida dhe për ta filmuar atë, ka humbur jetën dhe fatkeqësisht argëtimi mund të jetë kthyer në tragjedi.
13-vjeçari Arjet Sulovari pasditen e djeshme është gjetur nga familjaret i vetëvarur në dhomën e tij. Pasi e kanë kërkuar në lagje dhe e kanë thirrur disa herë ata kanë shpërthyer derën e mbyllur të dhomës, ndërsa skena që panë para syve ishte tragjike, i vogli i tyre i varur me një spango në qafë dhe një karrige e rrëzuar.
Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok. Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve. Shokët e klasës janë mbledhur sot në shenjë homazhi në dyert e shkollës, ndërsa anë bankën e 13-vjeçarit me lot në sy ata kanë vendosur lule për mikut të tyre që nuk do e shohim më.
/Priza.al/