Ish banori i eleminuar nga shtëpia e Big Brother, Ronaldo foli në ldihje me situatën e krijuar në shtëpi pas lojës se vajzave ndaj djemve.
Pas lojës, mes Luizit dhe Kiarës ndodhi një konflikt dhe si pasojë Vëllai i Madh, pas shkeljes së të drejtave të njeriut, paralajmëroi se ky është “urdhri” i fundit, ndaj atyre banorëve të cilët nuk i zbatojnë.
Te gjitha vajzat, duke veçuar Ermionën dhe Evën, dolën kundër Luizit dhe e fajësuan se ka përdorur dhunë ndaj Kiarës.
Në lidhje me këtë situatë Ronaldo tha se vajzat e shfytëzuan për të sulmuar Luizin, duke gjetur hapësirën për të bërë “feministen”. Ai tha se Olta është vetë një nga personat që e ka kërcënuar Kiarën.
“Rroftë hipokrizia e vajzave, që e shfytëzuan edhe këtë rast për të sulmuar Luizin. Gjeti momentin Olta që të bëhej feministe dhe të mbronte Kiarën.
A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Kiarën se di gjëra për të jashtë? A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Efin se di gjëra për të jashtë?”, tha mes të tjerave Ronaldo.