Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”.
Policia bën me dije se një automjet ka aksidentuar një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Shoferi është shoqëruar në policinë e Kavajës për të filluar hetimet.
“Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia
/Priza.al/