Rrufeja godet një banesë në Sarandë, raportohet vetëm për dëme materiale

Pas Malësisë së Madhe, një tjetër rrufe ka goditur një banesë në Sarandë.

Bëhet e ditur se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndije elektrike në banesën e shtetasit J.A.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *