Rrufeja i mori jetën, policia jep detaje për vdekjen e 51-vjeçarit në Malësinë e Madhe

Në Malësi të Madhe ka ndërruar jetë një 51-vjeçar. Policia bën me dije se shkaku ka qenë goditja e rrufesë dhe si pasojë ka djegur pjesërisht një shtëpi, ndërsa 51-vjeçari ka pësuar djegie të rënda në trup i cili ka ndërruar jetë në spital.

 

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër“, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *