Rrufeja i vë flakën Beratit, në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse

Një vatër e re zjarri është regjistruar në fshatin Mbreshtan të Beratit.

Burime për median bëjnë me dije se flakët janë shkaktuar si pasojë e shkarkimit të rrufesë në një nga shtyllat e tensionit të lartë.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar një sipërfaqe me pisha shekullore.

Sakaq fshati ka mbetur pa energji elektrike, si dhe në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *