Në New York të SHBA-ve, një rrugë do të mbajë emrin e Ismail Qemalit. Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në Facebook, thotë se ky është një nderim i madh që i bëhet babait të pavarësisë së Shqipërisë.
Berisha ftoi të gjithë bashkatdhetarët të vazhdojnë përpjekjen e madhe në mbështetjen e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi siç shprehet ai “kombi shqiptar ndodhet në një nga udhëkryqet e tij më të rrezikshme në histori”.
“Në 8 vitet e fundit, Shqipëria është boshatisur nga shqiptarët sa kurrë ndonjëherë në një kohë të tillë në historinë e saj. Janë larguar nga Shqipëria në 8 vite mbi 1 milionë banorë të saj”, shkruan Berisha.
Reagimi i Sali Berishës:
“Të dashur bashkatdhetare dhe bashkatdhetarë të mbledhur sot në një ngjarje të rëndësishme, atë të emërtimit të një rruge në metropolin e SHBA-ve dhe të botës, në New York, me emrin e Ismail Qemalit, babait të pavarësisë së Shqipërisë.