Rrugët e rrezikshme rurale dhe daljet në superstradë/ Fshatrat e Lezhës ‘rrezikojnë’ të kenë fatin e atyre të Lushnjës…  

Aksidentet e shumta automobilistikë hera herës me pasoja fatale në jetë njerëzish, e kanë kthyer ndofta me të drejtë aksin Milot-Lezhë në një prej “pikave të zeza” rrugore në vend.

Shkak për këtë duket se janë kryqëzimet e shumta të rrugëve rurale me superstradën Milot-Lezhë dhe mungesa e fushëpamjes për shkak të ndërtimeve fare pranë rrugës, apo ndriçimit gjatë nartës.

Aktualisht sipas ekspertëve rrugorë, akset Lezhë-Shkodër dhe Lezhë-Milot mbeten problem për shkaktimin e aksidenteve të shpeshta.

Rrugët pa standarde dhe kryqëzimet që të lidhin me superstradën, mbeten problematike, duke përgjakur shpesh rrugët dhe duke shtuar viktima thuajse çdo ditë.

Sipas drejtuesve të mjeteve, shkak për këtë mbeten parametrat e rrugëve dhe mungesa e fushë pamjes, apo sinjalestikës.

Për këtë duket se ARRSH-ja po mendon izolimin apo mbylljen e një pjesë të këtyre kryqëzimeve, si në rastin e “Pushimit të Shoferit” në Lushnjë, apo dhe devijimin e tyre, ose hapjen e rrugëve dytësore.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *