‘Rrugorja’ bën bilancin e javës që lamë pas: 613 të gjobitur për…

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar ditën e sotme bilancin e jav¡s së kaluar. Ata kanë njoftuar se kanë arrestuar 9 shtetas të cilët akuzohen për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

613 shtetas janë gjobit pasi janë konstatuar duke përdorur celularin teksa drejtonin mjetet, teksa 661 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Mosdhënia e përparësisë këmbësorëve në vijat e bardha i ka kushtuar ‘shtrenjtë’ 283 shoferëve.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas 9 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️65 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 613 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️283 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️661 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 317 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *