‘Rrugorja’ bën bilancin/ Mes të arrestuarve edhe shoferi i linjës së Laprakës, rezultoi…

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës. Ajo njofton se në pranga kanë rënë 16 shtetas, 12 prej të cilëve drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Një prej të arrestuarve është edhe shtetasi me inicialet G.T, 57 vjeç. Ai u kap duke drejtuar autobusin e linjës së Laprakës në gjendje të dehur.

Gjithsej janë pezulluar 79 leje drejtimi.

Njoftimi:

Tiranë/Policia Rrugore, kontrolle të përditshme ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik

Drejtonte në gjendje të dehur, autobusin e linjës së Laprakës, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë 1 jave, nga monitorimi me mjetet inteligjente, në akse të ndryshme të kryeqytetit:

-janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas, 12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

-janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Monitorimi i akseve rrugore, me mjetet e logjistikës bashkëkohore, vijon.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *