Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Durrës, pasi drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.
Mësohet se janë vendosur në total 1362 gjoba për shkelje të ndryshme të kodit Rrugor.
Sakaq janë pezulluar në total 44 leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Policia Rrugore, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 drejtues automjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 42 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar dhe 2 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1362 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
- 232 masa administrative, për parakalim të gabuar;
- 33 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
- 93 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 439 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
- 171 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
- 3 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
- 4 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe
- 387 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.