Policia Rrugore në kryeqytet ka kryer kontrolle të shumta gjatë natës, në pikat problematike të akseve rrugore.
Mësohet se gjatë natës Rrugorja ka kryen kontrolle për të evidentuar shkeljet e rregullave të sigurisë rrugore dhe përdorimin e pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike. Në flagrancë janë arrestuar 7 persona ndërsa Rrugorja apelon që drejtuesit e mjeteve të shmangin alkoolin dhe drogën dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
“Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë – Kontrolle gjatë Natës .Gjatë orëve të natës, Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka realizuar kontrolle në pikat problematike dhe “njollat e zeza” të akseve rrugore në Tiranë. Kontrollet kanë qenë të fokusuara në:
Shkeljet e rregullave të sigurisë rrugore dhe përdorimin e pijeve alkolike dhe lëndëve narkotike.
Rezultati: Arrestimi në flagrancë i *7 personave *(F.K, L.N, F.H, E.L, E.P, B.K, A.F) gjatë orëve të mesnatës dhe të mëngjesit.
Mos e Rrezikoni Jetën Tuaj dhe të Të Tjerëve! Respektoni rregullat e sigurisë rrugore. Përgjegjësia fillon nga ne si individë. Një vendim i gabuar mund të ketë pasoja fatale.
Ndaloni përdorimin e alkolit dhe substancave narkotike gjatë drejtimit! Kjo nuk është vetëm një kërkesë – është një detyrim ndaj sigurisë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë.
Ndajeni këtë mesazh për të ndihmuar në ndërgjegjësim!”, njofton policia.