Rrugorja në Elbasan me ‘dorë të hekurt’/ Pezullohen 11 leje drejtimi, vendosen qindra gjoba

11 leje drejtimi janë pezulluar në Elbasan, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

Sakaq janë proceduar administrativisht 1194 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve janë ndaluar 7 drejtues automjetesh, nga të cilët 3 janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 11 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit dhe 4 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1194 masa administrative, konkretisht:

  • 338 masa për parakalime të gabuara;
  • 67 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 28 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit:
  • 26 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • 372 masa për tejkalim shpejtësie;
  • 5 masa për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit;
  • 358 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *